Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident trafiku mes dy çiklistëve në Prizren.
Aksidenti ka ndodhur të martën, në ora 07:30.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy çiklistëve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga çiklistët i cili pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, çiklisti tjetër është dërguar në mbajtje.