Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka njoftuar se në brendinë e një objekti janë vjedhur tri armë dhe 100 fishekë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:20.
“Ferizaj / 11.09.2024-12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e një objekti dhe nga aty kanë vjedhur tri armë zjarri dhe 100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.