Njësia policore gjatë patrullimit në një objekt përcjellës në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit ka hasur në katër persona, dy sirianë dhe dy irakianë në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar.
Bëhet e ditur se personat e lartcekur janë shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit dy shtetasit irakianë dhe dy sirianë janë akomoduar në afat prej 15 ditësh.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.