Vodhi rreth 10 disqe nga një parcelë në Shkabaj, ky është personi që ra dje në prangat e Policisë

Kronikë e zezë

Vodhi rreth 10 disqe nga një parcelë në Shkabaj, ky është personi që ra dje në prangat e Policisë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Rastet e vjedhjeve e grabitjeve në biznese të ndryshme janë shpeshtuar, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi, në Shkabaj të Prishtinës dhe këtë herë Policia ka rritur ta arrestojë personin e dyshuar brenda pak ditësh.

Vjedhja dyshohet se është kryer në fillim të këtij muaji, ku një person kishte ‘avulluar’ rreth 20 disqe të veturave nga një parcelë në Shkabaj.

Denoncimi i rastit nga pronari aktivizoi Policinë dhe si rezultat, gjatë ditës së djeshme është ndaluar i dyshuari.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Zeqir Kadirin, rreth 47-vjeçar.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Lidhur me rastin me datën 12.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat