Arrestohet një person në Kllokot, në veturë iu gjet një pushkë me leje të skaduar

Kronikë

Arrestohet një person në Kllokot, në veturë iu gjet një pushkë me leje të skaduar

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 10:37
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Kllokot, pasi në veturën e tij është gjetur një pushkë e cila ishte me leje të skaduar.

Në shtëpinë e të dyshuarit është bërë bastisje, ku është gjetur edhe  një pistoletë me leje të skaduar.

“Patrulla policore ka ndaluar një veturë me ngasës mashkull  kosovar dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasme kanë gjetur një pushkë M-48 e cila ishte me leje të skaduar”.

“Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur një pistoletë me leje të skaduar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat