Një i mitur i merr disa herë nga 10 euro një të mituri tjetër në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Kronikë

Një i mitur i merr disa herë nga 10 euro një të mituri tjetër në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një person (i mitur) është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga i mituri tjetër shumën nga 10 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.11.2024 rreth orës 13:07 në rrugën “Rugova”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat