Një grua nga Malisheva raporton në polici se është dhunuar psiqiksht dhe fizikisht nga bashkëshorti

Kronikë

Një grua nga Malisheva raporton në polici se është dhunuar psiqiksht dhe fizikisht nga bashkëshorti

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 12:22
Ilustrim

Një grua ka raportuar në polici se vazhdimisht është dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj në Malishevë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike, nga bashkëshorti i saj.  Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe një karikator pa fishek. Viktima ka pranuar tretman në QKMF Malishevë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat