97 aksidente dhe mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kronikë

97 aksidente dhe mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë.

E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 293 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 97 aksidente, 45 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 52 vetëm me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat