Tre persona mbesin të lënduar pas një aksidenti mes veturës dhe një autobusi rrugës për Pejë

Kronikë

Tre persona mbesin të lënduar pas një aksidenti mes veturës dhe një autobusi rrugës për Pejë

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Tre persona kanë mbetur të lënduar, njofton policia.

“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse” – ka thënë Arlinda Rexhepi, zëdhënëse e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat