Aksident i rëndë mes dy veturave në Pogragjë të Klinë, dyshohet për të lënduar

Kronikë

Aksident i rëndë mes dy veturave në Pogragjë të Klinë, dyshohet për të lënduar

Më: 3 janar 2025 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pogragjë. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dyshohet se ka persona të lënduar.

Ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Nuk dihen ende detaje të sakta mbi gjendjen e të lënduarve apo rrethanat që çuan në përplasjen e automjeteve.

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, sidomos në rrugët me qarkullim të dendur dhe në kushte atmosferike që mund të ndikojnë në sigurinë rrugore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat