Aksidenti në Prizren, katër të lënduar

Kronikë

Aksidenti në Prizren, katër të lënduar

Më: 7 janar 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat