Ferizaj: Aksident mes tri veturave dhe autobusit, katër të lënduar

Kronikë

Ferizaj: Aksident mes tri veturave dhe autobusit, katër të lënduar

Më: 27 janar 2025 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

Kjo u konfirmua  nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

” Ata janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës. Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia, është njoftuar prokurori i shtetit. Më pas janë liruar të lënduarit”, tha Veseli.

Ndryshe, dje në një aksident në fshatin Çubrel të Skenderajt, në një aksident vdiqën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan, prej tyre katër zyrtarë policorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat