40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar

Kronikë

40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar

Më: 27 janar 2025 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

40 aksidente ndodhën gjatë orëve në Kosovë.

Kështu njoftoi policia në raportin 24 orësh.

Njëri prej aksidenteve ishte me fatalitet.

Aksidenti në fjalë ndodhi në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduar.

Prej të lënduarve katër ishin zyrtarë policorë.

E me të lënduar ishin 15 aksidente gjatë ditës së djeshme, derisa janë regjistruar edhe 24 me dëme materiale.

Derisa për t’i ndëshkuar shkelësit e rregullave në trafik, policia shqiptoi 1 mijë e 514 tiketa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat