Burgjet e mbushura me drogë? Kapet sërish marihuanë pas bastisjeve në Burgun e Dubravës

Kronikë

Burgjet e mbushura me drogë? Kapet sërish marihuanë pas bastisjeve në Burgun e Dubravës

Më: 30 janar 2025 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Varësia nga droga nuk po i mban imun as personat që ndodhen prapa grilave, sidomos në Burgun e Dubravës – ku raportohen raste të tilla më së shumti dhe siç duket të burgosurit me lehtësi po e fusin drogën brenda.

Një rast i tillë është zbuluar sërish në këtë qendër, ku numri i të burgosurve që janë përdorues të drogës po del të jetë i madh.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastin e fundit, gjatë ditës së djeshme, oficerët kanë gjetur një sasi të marihuanës të ndarë në disa qese.

Droga u gjet e fshehur në gypat e ngrohjes dhe u sekuestrua nga oficerët korrektues.

Lidhur me rastin, Policia e Prokurori i Shtetit janë vënë në dijeni dhe tashmë është iniciuar hetimi.

Kujtojmë se sikleti për të konsumuar drogë po i detyron të burgosurit që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar vazhdimisht sasi të ndryshme të drogës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat