Një vrasje është parandaluar falë policisë e cila ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar.
Sips policisë, katër meshkujt kanë planifikuar vrasjen e një personi, ndërsa të njejtin janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës.
“Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.