​Qëllimshëm me veturën e tij goditi veturën gruas, arrestohet i dyshuari

Kronikë

​Qëllimshëm me veturën e tij goditi veturën gruas, arrestohet i dyshuari

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se qëllimshëm me veturën e tij e kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare në Ferizaj.

“Përveç dëmeve materiale në dy veturat, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, viktima është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat