Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Më: 19 mars 2025 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00 në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është lejuar për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen  e viktimës.  Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat