E ngacmoi një grua në një lokal në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

E ngacmoi një grua në një lokal në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Më: 19 mars 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti në një lokal e kishte ngacmuar një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30, në Shtërpcë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një lokal e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat