Sekuestrohen rreth 3 mijë euro fals, kapet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen rreth 3 mijë euro fals, kapet një person në Prishtinë

Më: 19 mars 2025 Në ora: 18:40
Ilustrim

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë arrestuar sot një person të dyshuar për falsifikim parash.

Personi u arrestua vetëm pak minuta pasi policia mori informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.

Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi - pasagjer, ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara, rreth 3 mijë euro në kartëmonedha prej 200 eurosh, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat