Gjendet një predhë e minahedhësit në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet një predhë e minahedhësit në Prizren

Më: 20 mars 2025 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Është gjetur një predhë  e minahedhësit në fshatin Malësi të Re të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se njësiti përkatës ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë gropimit në një fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim EOD-së (FSK-së) kanë bërë shpërthimin e mjetit (predhë  e minahedhësit ) në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat