Bastiset një shtëpi afër Malishevës, policia tregon se çfarë gjeti brenda saj

Kronikë e zezë

Bastiset një shtëpi afër Malishevës, policia tregon se çfarë gjeti brenda saj

Më: 20 mars 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Shkozë të Malishevës, pas një bastisjeje të kryer me urdhër të gjykatës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe pajisje të dyshimta. 

Sipas raportit policor, gjatë operacionit janë konfiskuar: 

– Një pushkë gjahu me 10 fishekë, 

– Një armë automatike e modifikuar me 17 fishekë, – Një uniformë ushtarake, 

– Një maskë dhe pajisje të tjera. 

I dyshuari, një shtetas kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat