Përleshje mes disa personave në Prizren, njëri i dyshuar ndalohet për 48 orë, tjetri në kërkim

Kronikë e zezë

Përleshje mes disa personave në Prizren, njëri i dyshuar ndalohet për 48 orë, tjetri në kërkim

Më: 24 mars 2025 Në ora: 10:54
Policia

Policia në Prizren ka njoftuar se ka pasur një përleshje mes disa personave, njëri prej të cilëve është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Një i lënduar është dërguar në emergjenë për trajtim mjekësor.

“Me  datën 24.03.2025 Policia e Kosovës ne Prizren ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave. Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor. Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.”

Ndërsa në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.

“Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat