E trishtë: Një burrë nga Mamusha e lëndon veten rëndë, mjekët nuk mund ta shpëtojnë

Kronikë e zezë

E trishtë: Një burrë nga Mamusha e lëndon veten rëndë, mjekët nuk mund ta shpëtojnë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm qytetin e Mamushës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.

Siç merr vesh media, viktima ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë dhe pastaj në Spitalin e Prizrenit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Media merr vesh se viktima ishte gjetur i varur me litar në serën pranë shtëpisë së tyre.

Lidhur me rastin, Njësia e Hetimeve Rajonale e Prizrenit është njoftuar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë e teknikës kriminalistike, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat