Ndalohet një person në Ferizaj nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur

Kronikë

Ndalohet një person në Ferizaj nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur

Më: 26 mars 2025 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj.

Për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Tutje në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat