Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, vdes këmbësori - Mbyllet rruga Prishtinë - Pejë

Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, vdes këmbësori - Mbyllet rruga Prishtinë - Pejë

Më: 30 mars 2025 Në ora: 23:09 Përditësuar në ora: 23:56 më 30.03.2025
Foto ilustrim

Konfirmohet vdekja e këmbësorit pasi u godit nga vetura në Bresje

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të semaforëve në fshatin Bresje, Fushë Kosovë, ku një person është goditur për vdekje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Për shkak të hetimeve rruga është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

“Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njesitet kompetente policore”, tha ai.

Një këmbësor dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Fushë Kosovë, pak minuta më parë.

Ekipet hetimore ndodhen tashmë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e rastit.

 

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat