Eksperti i komunikacionit: Çdo vit për Bajram kemi aksidente me fatalitet

Kronikë

Eksperti i komunikacionit: Çdo vit për Bajram kemi aksidente me fatalitet

Më: 31 mars 2025 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj thotë se çdo festë të Bajramit, ndodhin aksidente me fatalitet.

Për këtë, ai thotë se duhet të ngritet niveli i menaxhimit të komunikacionit, sidomos kur ka festa, pasi qarkullimi i automjeteve është më i madh.

“Zakonisht kur kemi festa, rritet edhe numri i qarkullimit të automjeteve. Kjo na jep një shenjë që ekziston mundësia të ndodhin aksidente shumë më të mëdha. Duhet të ngritet niveli i menaxhimit të komunikacionit, sidomos atëherë kur ka festa, apo kur ka ndonjë organizim shtetëror”.

“Nuk ka vit që në fetën e Bajramit, që nuk kemi fatalitete, dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, tha ai për emisionin “Ora Shtatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat