Grushte pa hesap mes disa të rinjve në Skenderaj - Pamje të rënda

Kronikë

Grushte pa hesap mes disa të rinjve në Skenderaj - Pamje të rënda

Më: 1 prill 2025 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një rrahje mes disa të rinjve ka ndodhur në qytetin e Skenderajt.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet një grup i të rinjve të cilët e godasin njëri-tjetrin me grushte.

Pas disa sekondash goditjeje ndaj njëri-tjetrit, disa persona të tjerë kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Media ka kontaktuar me policinë në lidhje me rastin, ku deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje nëse ndonjëri është lënduar apo arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat