Një 26 vjeçar ngacmohet seksualisht nga një tjetër burrë në Prishtinë, i ofroi para për seks

Kronikë

Një 26 vjeçar ngacmohet seksualisht nga një tjetër burrë në Prishtinë, i ofroi para për seks

Më: 4 prill 2025 Në ora: 18:30
Ilustrim

Një burrë 26 vjeçar është ngacmuar sot seksualisht në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Raportohet se ngacmuesi i kishte ofruar viktimë, para në këmbim të seksit.

I riu lidhur me rastin e ka lajmëruar Policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Ai ka deklaruar se një burrë i panjohur, i është ofruar teksa ai po dilte nga stacioni i është ofruar dhe ka kërkuar nga ai marrëdhënie seksuale dhe i ka ofruar para.

I riu i ka thënë Policisë se pasi ishte ngacmuar ka filluar të ikën me vrap por ishte përcjell nga burri që po i kërkonte marrëdhënie seksuale.

Prokurori i rastit ka urdhëruar të rasti të iniciohet si “Ngacmim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat