Vodhi një minibus dhe dëmtoi një automjet tjeter – arrestohet i dyshuari në Suharekë

Kronikë

Vodhi një minibus dhe dëmtoi një automjet tjeter – arrestohet i dyshuari në Suharekë

Më: 6 prill 2025 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një person është arrestuar pas vjedhjes së një minibusi dhe shkaktimit të dëmeve të tjera.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 prill rreth orës 01:15. I dyshuari, pasi kishte vjedhur minibusin, ka dëmtuar një automjet të parkuar gjatë lëvizjes së tij.

Pas ndalimit nga policia, gjatë kontrollit të realizuar, i dyshuari është gjetur me një armë zjarri pistoletë Zoraki me kalibër 9 mm, e cila është konfiskuar menjëherë.

Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat