Dërgohen në mbajtje dy shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për kultivim të narkotikëve

Kronikë

Dërgohen në mbajtje dy shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për kultivim të narkotikëve

Më: 6 prill 2025 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Dy shtetas të Shqipërisë janë dërguar në mbajtje pasi dyshohen për kultivim të bimëve narkotike në Sferkë të Pejës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 27 shtator 2024, ndërsa u iniciua si “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit“.

“Sferkë, Pejë / 27.09.2024 – 06:00. Lidhur me rastin me datë 05.04.2025 është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë. Po ashtu në cilësi të personit të dyshuar është paraqitur në stacionin policor edhe një i dyshuar tjetër mashkull shtetas i Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat