Kanosi një grua, e më pas goditi edhe një polic, arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kanosi një grua, e më pas goditi edhe një polic, arrestohet një person në Ferizaj

Më: 10 prill 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi ka kaosur verbalisht një grua.

Gjatë arrestimit, ai ka rezistuar duke goditur një zyrta policor.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare.

I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke e goditur një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat