Rrahje në Suharekë – arrestohen dy vëllezër

Kronikë

Rrahje në Suharekë – arrestohen dy vëllezër

Më: 13 prill 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur në Suharekë. Policia ka njoftuar se deri tek rrahja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje, dhe në këtë incident ishin përfshirë dy vëllezër dhe një tjetër person.

“Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar.

Ky i fundit në shenjë revolte i thyen parafangon e automjetit të dyshuarave”, thuhet në raportin e policisë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat