Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar e ka sulmuar fizikisht në një kafene.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Leshak të Leposaviqit, të shtunën rreth orës 20:30 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm".
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa kanë qenë në një kafene është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.