Lëndohen katër persona në një vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohen katër persona në një vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Më: 13 prill 2025 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Katër persona (shoferi dhe tre pasagjerë), janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.

“Vetaksident e përfshirë një veturë i shkaktuar rreth orës 11:00: në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.

Si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret”, tha Zaiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat