Shpërthen zjarri në afërsi të Muzeut të Kosovës

Kronikë e zezë

Shpërthen zjarri në afërsi të Muzeut të Kosovës

Më: 13 prill 2025 Në ora: 21:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në afërsi të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, duke shkaktuar shqetësim në zonën që ndodhet pranë institucioneve të rëndësishme kulturore dhe shtetërore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësitet policore, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të incidentit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Duhet theksuar se në afërsi të vendit ku ndodhi zjarri gjenden Agjencia për Informim dhe Privatësi, si dhe disa objekte me rëndësi historike dhe fetare, përfshirë xhami të vjetra që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat