Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të tentativës për dhënie ryshfeti.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të hënën në ora 02:10.
“Rr.Viciana, Vushtrri 14.08.2025 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin vetura është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.