Vetura përfshihet nga flakët në pikën kufitare të Bërnjakut – policia kufitare e shuan zjarrin

Kronikë e zezë

Vetura përfshihet nga flakët në pikën kufitare të Bërnjakut – policia kufitare e shuan zjarrin

Më: 15 prill 2025 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare të Bërnjakut, ku një veturë është përfshirë nga flakët në momentin e procedurave të daljes nga Kosova.

Burimet të e medias kanë bërë me dije se derisa shoferi po dorëzonte dokumentet për regjistrim në dalje, vetura është përfshirë papritur nga flakët në pjesën e motorit.

Policia kufitare ka ndërhyrë menjëherë me aparate për shuarjen e zjarrit, duke arritur ta lokalizojë dhe neutralizojë zjarrin pa pasoja të mëdha.

Pas shuarjes së flakëve, drejtuesi i automjetit e ka shtyrë veturën në drejtim të Serbisë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka dëme të tjera përveç atyre materiale në veturë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat