FSK bën deminimin e një mjeti shpërthyes pa incidente në një fshat të Gjakovës

Kronikë e zezë

FSK bën deminimin e një mjeti shpërthyes pa incidente në një fshat të Gjakovës

Më: 16 prill 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një mjet i dyshuar shpërthyer është raportuar se është gjetur në një fushë në fshatin Smollicë të Gjakovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësiti përkatës ka siguruar vendin e ngjarjes.

Tutje bëhet e ditur se njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Është raportuar se në fushë është vërejtur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitit për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat