Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Më: 18 prill 2025 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë, një person të kërkuar nga gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari me inicialet L.H. (M/K), 25 vjeç, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat