Vrasje në tentativë në Prizren

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prizren

Më: 19 prill 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren.

Rasti ka ndodhur në Prizren, të premten në ora 21:00.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat