E rëndë: Një i vdekur dhe një i lënduar si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë

E rëndë: Një i vdekur dhe një i lënduar si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 20 prill 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e vetaksidentit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 04:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se rsti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat