Ky është 30-vjeçari që humbi jetën si pasojë e vetëaksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë

Ky është 30-vjeçari që humbi jetën si pasojë e vetëaksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 20 prill 2025 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell.

Burime të sigurta bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vetëaksident me pasoja fatale, ku ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura ka dalë nga rruga.

Në veturë ndodhej edhe një pasagjere, Tringa Mustafa, rreth 30-vjeçare e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Automjeti i përfshirë në aksident është një Škoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat