Dy aksidente në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Dy aksidente në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Më: 20 prill 2025 Në ora: 23:04
Ilustrim

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, ku tre persona kanë pësuarlëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha bëri të ditur se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy veturave, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Ndërkaq, sipas tij, aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.

Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat