Aksidenti me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksidenti me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia jep detaje

Më: 21 prill 2025 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia ka njoftuar se është shoferi ai që ka mbetur i vdekur ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua ka mbetur e lënduar dhe po merr tretman mjekësor.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET. Rruga Prishtinë – Ferizaj/ 20.04.2025 – 04:32. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë ka humbur jetën shoferi mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat