Aksioni i zhvilluar sot nga Antidroga në Prishtinë dhe Lipjan, për të cilin Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka vazhduar edhe në një lokacion në Fushë Kosovë.
Siç mëson media, edhe 2.2 kg drogë janë kapur në banesën e të dyshuarit Fisnik Uka.
Burimet e sinjalit kanë bërë me dije se hetuesit kanë poseduar informacion paraprak se në qarkullim kanë qenë 5 kg substancë narkotike e llojit kokainë.
Bazuar në këto informacione, Antidroga ka zhvilluar bastisje në banesën të dyshuarit Uka, ku janë kapur 2 kg kokainë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është sekuestruar edhe një armë.
Fisnik Uka tashmë është arrestuar nga Policia.
Ai dyshohet se është i përfshirë drejtpërdrejt në rrjetin e shpërndarjes së kokainës, i cili u godit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në një operacion të zhvilluar me koordinim të lartë.