Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person – ky është i dyshuari dhe i plagosuri

Kronikë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person – ky është i dyshuari dhe i plagosuri

Më: 23 prill 2025 Në ora: 22:35 Përditësuar në ora: 23:18 më 23.04.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

I plagosuri përfundoi të gjitha ekzaminimet, mbetet në trajtim në Ortopedi

Një person është plagosur sonte me armë zjarri  në Rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

Në një përgjigje, drejtori i Klinikës Emergjente, ka konfirmuar se ndaj të plagosurit të sontëm në Emshir, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Ai bënë të ditur megjithatë, se pas konsultave të nevojshme, ai mbetet ende për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë..

”Po po dihet veç që është i plagosur, gjendja stabile është, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, dhe pas konsultave të nevojshme do të vazhdon trajtimin në klinikën e Ortopedisë”, u shpreh Naser Syla.

Policia jep detaje për plagosjen në Emshir

Një person është plagosur sonte me armë zjarri  në Rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. I plagosuri tashmë po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci ka thënë se rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku i plagosur ka mbetur një person.

Sipas tij policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet  e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë Borovci.

I dyshuari për plagosjen në Emshir i përfshirë edhe në vepra tjera kriminale

Personi i dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi sonte në lagjen Emshir të Prishtinës është identifikuar si Valton Sadiku.

Burime konfirmojnë, se Sadiku është emër i njohur për policinë dhe nuk është hera e parë që përfshihet në raste të rënda kriminale.

Sipas të dhënave të deritanishme, ndaj Sadikut janë të hapura disa raste penale, përfshirë incidente me armë zjarri.

Ai dyshohet gjithashtu për një tentim vrasjeje në një rast të mëparshëm, ndërsa për organet e rendit konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë dhe me prirje të përsëritura kriminale.

Ngjarja e sontme ndodhi rreth orës 20:00, ku viktima – identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik – ka mbetur i plagosur pas të shtënave që ndodhën në një zonë të banuar të Emshirit.

Njësitë e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë dhe i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

Policia ka nisur hetimet intensive dhe është në kërkim të Sadikut, i cili sipas burimeve, është në arrati.

Gjuajtje me armë në Prishtinë – ky është viktima e plagosjes

Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet.

Burime të medias nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se mbrëmjen e sotme, në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë, është raportuar një plagosje me armë zjarri, ku është lënduar një person.

I plagosuri është identifikuar si Namall Krasniqi, 24 vjeçar, i cili pas incidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtim mjekësor. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pamje nga vendi ku dyshohet se u plagos një person, policia po e kontrollon krejt Emshirin

Një person dyshohet të jetë plagosur në lagjen Emshir në kryeqytet por që i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

media mëson se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarjes janë policia, të cilët po e kontrollojnë të gjithë lagjen ku dyshohet se ka ndodhur plagosja.

Ky është i dyshuari për plagosjen në Emshir – arratiset

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Media mëson se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.

Në lidhje me ngjarjen, media ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Dyshohet për një të plagosur në Emshir, policia në vend të ngjarjes

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Media mëson se në vend të ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.

Në lidhje me ngjarjen, media ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat