Dy raste të dhunimit gjatë së mërkurës

Kronikë

Dy raste të dhunimit gjatë së mërkurës

Më: 24 prill 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit, që kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë.

Rastet dyshohet se kanë ndodhur në Malishevë e Gjakovë.

Në rastin e parë, personi i dyshuar është në kërkim nga policia, ndërkohë që viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, policia rastin e dytë është duke e hetuar.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat