Brenda dy muajve u vodhën tri tabela sinjalizuese në disa zona kufitare të Kosovës

Kronikë e zezë

Brenda dy muajve u vodhën tri tabela sinjalizuese në disa zona kufitare të Kosovës

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë muajit mars dhe muajit prill, në zonat kufitare Brezne-Bardhoc, Restelice-Çajë dhe Gorozhub-Pogaj, janë vjedhur tabelat sinjalizuese për banorët e këtyre zonave.

Policia po ashtu bën të ditur se ende nuk kanë identifikuar personat e dyshuar.

Rastet e këtyre vjedhjeve i gjeni më poshtë:

“25.04.2025 – 10:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Brezne–Bardhoc. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.

“22.04.2025 – 12:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Restelicë–Çajë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.

“01.03-25.04.2025 – NN. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Gorozhub–Pogaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat