Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona pasi janë përleshur ndërmjet vete.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:29 në Dumnicë të Podujevës.
“Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja”, thuhet në raport.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.