Një person lëndohet nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Kronikë

Një person lëndohet nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Më: 26 prill 2025 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Gllarevë të Klinës, në magjistralen Prishtinë – Pejë. të shtunën pasdite.

Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Pejës, ka thënë se i lënduari është dërguar të marrë tretman mjekësor për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë”.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-në në Klinë për tretman mjekësor””, ka thënë Rugova. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat